Emrat/ Luftë bandash në mes të Athinës, terror në rrugë, arrestohen 6 shqiptarë

Gjashtë shtetas romë me shtetësi shqiptare dhe 1 shtetase greke janë arrestuar nga forcave të rendit në kryeqytetin e vendit Athinë.

Çdo gjë nisi mbas një telefonate në numrin 112, ku banorë të rrugës Lenorman në Athinë kërkonin ndihmë prej policisë, pasi dy grupe me pjesëtarë të gjithë romë nisën të godasin njëri-tjetrin me sende të forta,  madje në zonë u dëgjuan edhe të shtëna armësh.

Përleshjet mes dy grupeve zgjatën për disa minuta dhe me mbërritjen në zonë të forcave të rendit ,ata u shpërndanë.

Prej verifikimeve u gjetën dhe u arrestuan në rrugën e quajtur  Ajiu Polikarpu” shtetasit: Lulëzim Zerellari,  Arif Ferhati, Ibraim Kallafi, Qibrie Zerellari, Sokol Lato, Maria Lato shetasja greke Kristina Cakiri.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, krehër fishekësh të pistolete 9mm, gëzhoja të kalibrit  9mm nga një armë pistoletë e cila nuk u gjet, shuma para kesh prej afro 2000 eurosh si dhe leva, shkopinj dhe thika të përdorura prej grupeve gjatë përleshjes mes tyre.

Policia thotë se në kërkim janë shpallur mbi 20 vetë.

Mësohet se përleshja nisi për kontrollin e grupeve që grumbullojnë metale dhe materiale të riciklueshme në koshat e plehrave të Athinës.

Prej kohësh policia dyshon se dy bandat u përleshën pasi përfitimet llogariten në qindra mijë euro në muaj.

Nga ngjarje të ngjashme në të kaluarën, kanë humbur jetën disa prej anëtarëve të këtyre bandave.

Këto banda përdorin kryesisht të mitur për grumbullimin e materialeve, pasi ligjet greke nuk mund t’i paralizojnë ata, si dhe emigrantë të jashtëligjshëm që jetojnë në baranga ose banesa të vjetra në zonën Eleona të Athinës.

Ata do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.


Shtuar 23.01.2024 12:20