Ekzekutimi i Laert Kekajt, gazetarja: Në Vlorë po marrin vrasës me pagesë nga Kruja dhe Nikla

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet për vrasjen e 41-vjeçarit Leartiad (Laert) Keka (Lekaj) që tronditi qytetin bregdetar mbrëmjen e së shtunës, me viktimën i cili lëvizte me motor në momentin që u ekzekutua.

Lala tha në emisionin “Open” se grupi hetimor dyshon për vrasës me pagesë, teksa sipas saj, grupet kriminale në Vlorë dhe Fier, po përdorin vitet e fundit vrasës me pagesë nga zona e Krujës dhe Niklës. Më tej, gazetarja tha se viktima kishte dhe një varkë për transportin e turistëve, e cila sipas mund të jetë dhe një pistë e hetimeve.

“Dyshimet e prokurorisë janë për vrasës me pagesë. Në rastin e Vlorës , nuk po përdoren persona të Vlorës. Po përdoren ose të huaj dhe në rastin konkret nuk mendohet se autorët janë të huaj, pasi duket se janë njohës të terrenit. Fieri dhe Vlora po ashtu ka vite që po merr vrasës me pagesë që janë të vendosur në zonën e Krujës apo të Niklës. I ndjeri kishte një varkë që transportonte turistë në det dhe po merren pamjet filmike dhe mund të jetë një pistë e mirë.” – tha Lala.


Shtuar 12.09.2023 22:45