Ekzekutimi i 33-vjeçarit në Shkodër/ Zbardhen detaje të reja si Ramazan Mataj, u nxor në pritë nga një profil i rremë në Facebook

Detaje të tjera janë mësuar pas vrasjes në Shkodër, ku Ramazan Mataj, u nxor në pritë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Nga hetimet e policisë, ka rezultuar se 33 -vjeçari është nxjerrë në pritë nëpërmjet “Facebook-ut” nga një profil me emrin e nje femre.

Me një “Facebook” fals, ajo i ka lënë takim në zonën ku u vra.

Nga telefoni i viktimës, ka dalë se vajza i ka nisur një voice mesazh Matajt.

Në bisedat në “Facebook” dhe voice vajza ka pretenduar se ka një njeriun e saj të afërt në atë zonë.

Sipas burimeve nga policia, vendi është zgjedhur qëllimisht, pasi aty nuk ka kamera dhe banesat e tjera janë larg, në mënyrë që të mos dëgjoheshin të shtënat.


Shtuar 6.01.2025 13:43