Eksperti i njohur i kriminalistikës pre e grabitjes së Rozeta Dobit, njohu unazën e personalizuar te sendet e vjedhura

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është një nga personat që ka rënë pre e grabitjes së pastrueses Rozeta Dobi, e cila kishte vjedhur jo vetëm në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi.

Mësohet se çifti Karamuço është marrë në pyetje nga policia dhe ka pranuar vetëm grabitjen e disa bizhuve të personalizuara. Megjithatë ata kanë mohuar kategorikisht vjedhje parash.

Eksperti i kriminalistikës ka dalë të paktën dy herë publikisht dhe ka folur për rastin e grabitjes, por nuk ka deklaruar publikisht se edhe vetë ka qenë viktimë.

Ditën e djeshme në një televizion u deklarua se një personazh i nohur, që ftohet edhe në studio televizive, kishte tërhequr një unazë të personalizuar nga sendet e vjedhura që iu sekuestruan pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit dhe djali i saj Havier Dobi janë arrestuar pasi u zbulua grabitja e 120 mijë euro nga banesa e Alda Klosit. Në banesën e tyre, të fshehura në tubin e aspiratorit, u gjetën edhe 400 mijë euro të tjera, mijëra dollarë dhe bizhuteri. /albeu.com