Ndryshon rrjedha, Wijnaldum pranë nënshkrimit me PSG-në

Mesfushori, Georginio Wijnaldum pritet që së shpejti të nënshkruajë me gjigantin francez Paris Saint-Germain.

 

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Wijnaldum do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me PSG.

30- vjeçari, ishte lidhur ngushtë me një kalim te Barcelona, por në momentet e fundit në skenë dolën ‘Parisienët’ që i ofruan futbollistit pagë shumë më të lartë se ‘Blaugranët’, duke bindur kështu mesfushorin që të nënshkruajë me ta.

Drejtuesit e PSG janë ende në negociata me Interin për transferimin e mundshëm të Achraf Hakimit.


Shtuar 7.06.2021 08:38

Tags: ,