E RËNDË/ Një person tenton të sulmojë Papa Françeskun me thikë

Një person ka tentuar të sulmojë Papa Franceskun me thikë në Qipro.

Pak para se të niste Liturgjia Hyjnore, një person nga turma që kishte dalë për ta pritur në Qipro, ka tentuar të kalojë gardhin rrethues dhe të sulmojë me thikë atë, por fatmirësisht është ndalur nga autoritetet e sigurisë.

Papa Françesku po zhvillon një vizitë zyrtare në Qipro, teksa është pritur nga Kryepeshkopi i Qipros, Chrysostomos.

Si pasojë e këtij incidenti, një grup ortodoksësh kanë kërkuar largimin e Papës nga Qipro.

“Këtu në Qipro marr frymë pak nga atmosfera tipike e Tokës së Shenjtë ku lashtësia dhe shumëllojshmëria e traditave të krishtera e pasurojnë pelegrinin”, tha Papa Françesku, në fund të Liturgjisë Hyjnore./albeu.com/