Studimi: Omicron është 3 herë më i transmetueshëm se variantet e tjera

Shkencëtarët janë të shqetësuar në lidhje me studimin e parë nga Afrika e Jugut për aftësinë e variantit Omicron për të shmangur mbrojtjen e vaksinave. Sipas tyre, varianti i ri ka një normë më të lartë të transmetueshmërisë, pothuajse 3 herë më shumë se variantet e tjera.

Kjo do të thotë, sipas shkencëtarëve, se përhapja e shpejtë e Omicron është gjithashtu për shkak të aftësisë së tij për të riinfektuar personat që kanë qenë të infektuar në të kaluarën me Covid-19.

Më konkretisht, epidemiologët e Afrikës së Jugut nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve të Transmetueshme (NICD) raportuan se, ndryshe nga variantet Beta dhe Delta, Omicron kanë potencial për të shmangur imunitetin natyror pas një infeksioni të mëparshëm.

Studimi, i cili ende nuk është publikuar, sipas Financial Times dhe Guardian, u bazua në analizimin e rezultateve të testeve të kryera më 27 nëntor te njerëzit që ishin infektuar të paktën tre muaj më parë, duke krahasuar rrezikun e një infeksioni të ri te i njëjti person. Sipas APE-MPE, rreziku i ri-infektimit nga Omicron u vlerësua të jetë të paktën 2.4 herë më shumë.

Sipas të dhënave, Omicron u zbulua në nëntor dhe mbi 20% e testeve të koronavirusit (një në pesë) janë tashmë pozitive./albeu.com/


Shtuar 3.12.2021 12:42