Pasditen e djeshme rreth orës 15:00, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate në Itali Francesca Donato, është gjetur pa shenja jete brenda makinës së tij.
Ai u gjet në brendësi të një makine “Range Rover”, e cila ishte parkuar pranë një kazerme të braktisur në Palermo të Italisë.
Angelo Onorato, me profesion arkitekt dhe pronar i një dyqani mobiliesh, ishte një nga afaristët më të njohur në zonë.
Biznesmeni është gjetur me një shirit plastik në qafë të shtrënguar fort, i cili e ka mbytur dhe këmisha me njolla gjaku.
Alarmi është dhënë pasditen e djeshme rreth orës 15:00 nga bashkëshortja e tij e cila me të bijën kishin arritur të gjenin pozicionin e makinës me anë të GPS.
Mediat italiane raportojnë se janë ngritur dy pista hetimi; ajo e vrasjes dhe ajo e vetëvrasjes.
Por, ky mister pritet të përcaktohet pasi kryerjes së autopisë. Avokati i sipërmarrësit ka dorëzuar në polici një letër, në të cilën 55-vjeçari kishte lënë disa kohë më parë.
“Angelo më tha: Nëse ndodh diçka, dërgoja këtë letër gruas sime”, raportojnë mediat fqinje.
Bashkëshortja e tij i ka treguar policisë, se kohët e fundit ndihej krejtësisht i dëshpëruar.
Ndërkohë një mik në dëshminë e tij, ka deklaruar se sipërmarrësi kishte shumë borxhe.