E reja la jetimë dy fëmijë, burri e vrau në sy të familjarëve (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Fier ku një burrë qëlloi për vdekje gruan e tij dhe më pas u largua nga banesa.

Vrasja e 28 vjeçares nga bashkëshorti në lagjen “Sheq i Madh” në Fier, dyshohet të ketë ndodhur në prani të personave të tjerë të familjes.

Këta të fundit kanë telefonuar në nr 127 duke deklaruar se kanë një person të plagosur në shtëpi.

Kur ambulanca ka mbërritur ka gjetur gruan 28 vjeçare Irvana Medinaj të shtrirë në tokë me plagë dhe të pajetë.

Kanë qenë pjesëtarë të stafit të spitalit ata që kanë njoftuar policinë e Fierit.

Ekspertët kanë gjetur në vendin e ngjarjes mjetin e krimit me të cilën 29 vjeçari Demokrat Medinaj kishte goditur gruan.

Thika është lënë ne vendin ku ndodhi krimi ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë për ngjarjen e sotme:

Sot rreth orës 17:20, në lagjen “Sheq i Madh”, në banesë, shtetasi D. M., 29 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë( thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen I. M., e cila ka ndërruar jetë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të qytetit dhe po punohet për kapjen e autorit i cili është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 17.03.2021 19:26