KQZ merr vendimin përfundimtar për listën e Partisë Demokratike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në kuadër të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

Ndryshe nga listat e depozituara me numër më të madh kandidatësh KQZ ka miratuar vetëm listën e kandidatëve e barasvlefshme me numrin e mandateve për secilin qark.

Listat e miratuar për 12 qarqet:

1-9 Berat

1-6 Dibër

1-15 Elbasan

1-18 Fier

1-6 Gjirokastër

1-12 Korçë

1-3 Kukës

1-15 në Durrës

1-9 Lezhë

1-12 Shkodër

1-36 Tiranë

1-12 Vlorë

 


Shtuar 17.03.2021 19:38