Zjarri shkrumbon apartamentin në katin e gjashtë në Tiranë

Një zjarr ka përfshirë një pallat në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një apartament në Tianë në katin e 6-të është shkrumbuar nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në Astir në Tiranë ku mësohet se zjarri i përmasave të mëdha ka shkaktuar vetëm dëmtime materiale.

Familjarët që jetonin brenda tij janë evakuuar, ndërsa në vendin e ngjarjes mësohet se kanë arritur edhe dy zjarrfikëse. /albeu.com/

 


Shtuar 4.08.2021 18:12