Po peshkonte peshk, ndërron jetë në mënyrë tragjike 57 vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Picallë ku një shtetas ka ndërruar jetë teksa peshkonte peshk.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se viktima, shtetasi K.D., rreth 57 vjec ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Informacione paraprake.

Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.

Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.