Zjarr në një banesë në Lushnjë, flakët shkrumbojnë gjithçka

Një zjarr ka rënë në një banesë në Lushnjë duke e shkrumbuar totalisht.

Burimet bëjnë me dije se një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “18 Tetori” në qytetin e Lushnjës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur nga ndonjë endacak.

Si pasojë e flakëve është shkrumbuar e gjithë shtëpia, ndërkohë që fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 16.08.2021 20:51