Super Çikalleshi, shqiptari i jep fitoren Konayspor në javën e parë (VIDEO)

Sokol Çikalleshi e ka nisur sezonin e ri në futbollin turk në mënyrë ideale, duke tundur rrjetën e duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij që në javën e parë. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ishte vendimtar sot në fitoren 1-0 të Koniaspor ndaj Sivasporit, duke siguruar një sukses të rëndësishëm në transfertë.

Çikalleshi ishte titullar në këtë duel, ashtu si Çekiçi e Bytyqi të cilët provuan në çdo mënyrë që të gjenin rrugën e rrjetës. Por në fund ishte Çikalleshi ai që gjeti golin i cili i dha fitoren skuadrës së tij.

Kur regjistrohej minuta e 88, sulmuesi përfitoi nga nja largim i gabuar i topit nga mbrojtësi kundërshtar, për t’u shfaqur para portierit e dërguar sferën në rrjetë. 1-0 dhe festë e jashtëzakonshme për skuadrën e tij që e mbrojti këtë rezultat në minutat e mbetura dhe mori tre pikë shumë të vlefshme në ndeshjen e parë të kampionatit falë bomberit shqiptar.


Shtuar 16.08.2021 20:31