Zbardhet identiteti, vrasësi i 20-vjeçares është shqiptar (FOTO LAJM)

Autori i krimit makabër në Greqi ku u vra gjatë grabitjes 20-vjeçarja Caroline Crouch është shqiptarë.

Kështu shkruan gazeta, Espresso, duke shkruar më tej se bëhet fjalë për një shqiptar i cili sapo ishte liruar nga burgu dhe ishte dënuar për vrasje në tentativë, formimin e një organizate kriminale, grabitje dhe një mori krimesh të tjera.

Sipas gazetës greke, autoritetet policore kanë emrin e shqiptarit dhe janë në kërkim të tij në adresën e regjistruar por ende nuk kanë mundur t’a vënë në pranga.

Identiteti i tij u zbulua nga 32-vjeçari Harallambos Anagnostopoulos, bashkëshorti i të ndjerës. Në rrëfimin e tij në Polici, piloti bëri me dije se kishte pikasur një njeri të shkurtër, rreth 1.70 m, pak të mbushur dhe me ngjyrë të errët lëkure.

Ndërkohë që deri më tani lidhur me ngjarjen që tronditi Greqinë është arrestuar një 36-vjeçar nga Gjeorgjia. Ky i fundit mendohet se është pjesë e një bande gjeorgjane dhe dyshohet se kishte rolin e informatorit

 

Shtuar 18.05.2021 02:05