Futet në qendrën stërvitore të Romës dhe dëmton makinat, arrestohet babai i futbollistit të njohur (FOTO LAJM)

Panik dhe disa makina u dëmtuan dje në Trigoria, në qendrën sportive të Romës. Babai i Gianluca Scamacca, Emiliano Scamacca mbrëmë, rreth orës 19:30, është futur në qendrën sportive dhe me një levë ka filluar të dëmtojë makinat të cilat ndodheshin aty, duke u fokusuar kryesisht në ato të drejtuesve si dhe duke kërcënuar të pranishmit në ambient.

Gianluca Scamacca, tani i huazuar te Genova por në pronësi të Sassuolo, u rrit në akademinë e Romës. Arsyet e këtij veprimi, nuk dihen ende. Babai i Scamacca-s u arrestua më pas nga agjentët e policisë dhe tashmë ndodhet në komisariat.


Shtuar 18.05.2021 14:18

Tags: ,