Vijon aksioni i policisë në Vlorë, pas arrestimit të Edison Begajt kapen edhe disa persona të tjerë

Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion kundër lojërave të fatit duke arrestuar disa persona. Mësohet se po ushtrohen kontrolle në ambientet që frekuentohen nga persona me precedent penal, kryesisht me tendencë krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu raportohet se janë bllokuar 5 pika lojërash fati. Aksioni vijon ende dhe është shtrirë edhe në lagje periferike të qytetit, ku ka dyshime po ashtu për zhvillimin e aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Bëhet me dije se prej disa ditësh, Policia në Vlorë  ka mbajtur nënë vëzhgim personat që i frekuentonin këto ambiente, ndërsa sot u bë finalizimi i operacionit.

Ky aksion, vjen pikërisht disa orë pas aksionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga ana e forcave RENEA në Lungomare ku u arrestua dhe Edison Begaj.

 

Shtuar 15.06.2021 19:06