Veliaj i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës

Përmes një deklarate, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka njoftuar se i ka hequr licencën kompanisë që menaxhonte linjën e Unazës. Shkak kanë qenë problemet me shërbimin gjatë pandemisë COVID-19.

Veliaj ka paralajmëruar dhe kompanitë tjera, duke thënë se kjo çështje po shqyrtohet me imtësi.

Të lidhura

None found

“Kam vendosur që këtë javë t’i heq licencën kompanisë që menaxhon linjën e Unazës për një sjellje absolutisht të papërgjegjshme, për abuzim gjatë gjithë kohës së Covidit me justifikimet për të kryer shërbimin. Ky është edhe një paralajmërim për linjat e tjera. Po i vëzhgojmë me shumë imtësi,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 13:55