Finalja e Euro 2020, kaq është numri i tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium

Me fillim nga ora 21:00, në stadiumin “Wembley” sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian Euro 2020 ndërmjet Anglisë dhe Italisë.

Kapaciteti i stadiumit është 90 mijë ulëse, por ashtu si në dy gjysmëfinale, edhe në finale do të jenë të pranishëm 60 mijë tifozë.

Ky reduktim i numrit të tifozëve është për shkak të rregullave të pandemisë Covid-19.


Shtuar 11.07.2021 11:20