Shpërthim në një pallat në Tiranë (FOTO LAJM)

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një pallat në rrugën “Njazi Meka” në Tiranë.

Shpërthimi ka ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë. Një lëndë plasëse e dyshuar për fishekzjarre, ka shpërthyer në shkallët e katit të dytë të një pallati.

Lënda plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit, dhe ka shkaktuar panik te banorët.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 05.09.2021, rreth orës 06:56, në sallën operative të DVP Tiranë ka telefonuar shtetasi K. B., i cili deklaron se rreth orës 03:00, ka dëgjuar një zhurmë në sheshpushim e pallatit në rrugën “Njazi Meka”

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zhurma ka ardhur si pasojë e plasjes së një kapsolle me lëndë piroteknike e konfirmuar dhe nga eksperti anti-eksploziv), pa shkaktuar asnjë dëm material.

Vijojnë veprimet e metejshme për sqarimin e plotë të ngjarjes. /albeu.com/


Shtuar 5.09.2021 09:22