Plas arma në Lezhë, ish-dhëndri vret babë e bir në Lezhë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Grykë të Zezë të Lezhës.

Burime për Abc bëjnë me dije se ish dhëndri Besnik Pjetri, ka vrarë me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Perjakun  bashkë me djalin Gent Perjaku.

Burimet konfirmojnë se dy viktimat sapo ishin kthyer nga Italia ditën e sotme.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, si dhe është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar 29.08.2022 23:33