Kina lejon që çiftet të kenë 3 fëmijë

Kina ka marrë vendim për të lejuar çiftet të kenë deri në tre fëmijë. Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e rënies së natalitetit.

Sipas medias shtetërore Xinhua, vendimi u njoftua në një takim të byrosë politike të hënën.

Kjo vjen pasi një regjistrim një herë në një dekadë tregoi se popullsia e Kinës u rrit me ritmin më të ngadaltë në dekada.

Kjo shtoi presionin mbi Pekinin për të rritur masat që çiftet të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangin një rënie të popullsisë./albeu.com

 


Shtuar 31.05.2021 09:42

Tags: ,