Frikë për trazira, policia rrethon selinë e PD-së (VIDEO)

Pas votimit për shkarkimin e Lulzim Bashës në Kuvendin e Berishës, furgona të shumtë policie kanë zbarkuar në selinë blu, për të mbrojtur godinën.

Në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën shtatë furgona policie, ndërsa prani e madhe forcash policore vërehet në të gjithë zonën përreth.

Kujtojmë se sot, votuan shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi si edhe të tre nënkryetarëve Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Enkelejd Alibeaj./albeu.com

 


Shtuar 11.12.2021 15:03