Humbi rëndshëm përballë Bashës, Kadilli shkon tek Berisha dhe ia thotë në sy: Hap krahun!

Pjesmarrja e Fatbardh Kadillit në Kuvendin e Sali Berishës shkaktoi jo pak habi për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur ai në raport me rikthimin e Berishës në PD.

Por gjatë fjalës së tij, Kadilli i cili humbi përballë Bashës në betejën për kryetar, i bëri thirrje Sali Berishës nga Kuvendi i tij në stadium “Air Albania” që të hapë krahun  dhe të largohet.

Deklarata e Fatbardh Kadillit:

Rregulli që kryetari që humbet zgjedhjet duhet të largohet duhet të fillojë të zbatohet me Lulzim Bashën dhe Sali Berishën. Vetëm nëse Basha dhe Berisha përjashtohen ne do të kalojmë provën e seriozitetit.

Vetëm atëherë do të fillojë ndryshimi i vërtetë i PD-së. Nëse nuk e bëjmë do të jemi që nesër në një krizë të re. Nëse jemi këtu për të zëvendësuar Bashën me Berishën kemi mashtruar veten. Duhen udhëheqës të rinj. Ne kemi nevojë për një brez të ri politikanësh.

Të ndalojmë cdo kryetar humbës në krye të partisë. Të krijojmë një administratë profesionale me statut dhe mendësi të re. Të sjellim një ekip të ri në krye të partisë. I bëj një thirrje Berishës, ky është momenti për t’i hapur rrugë të resë. Rikthimi juaj në krye të PD mund të duket sikur zgjidh krizën sot, por vdes të ardhmen nesër. /albeu.com/


Shtuar 11.12.2021 14:59