Eksploziv në derë të shtëpisë! Shpërthim i fuqishëm në Fier (VIDEO)

Një shpërthim i fortë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Fierit.

Nga raportimet e para mësohet se në derën e një banese në pallat, në katin e katërt e këtij qyteti është vendosur një sasi eksplozivi.

Raportohet se ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “8 shkurti”.

Deri më tani nuk dihet nëse ka të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie si dhe ambulanca.

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com/

 


Shtuar 26.11.2021 22:06