Bie nga lartësia 55-vjeçari, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vorë, në Marikaj ku një punëtor ka rënë nga një kantier ndërtimi.

Burimet bëjnë me dije se i lënduari është 55-vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spital.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.07.2021, rreth orës ‪17:55‬, në Marikaj, Vorë, duke punuar në një kantier ndërtimi, dyshohet se ka rënë nga lartësia shtetasi D. Q., 55 vjeç, i cili ndodhet në siptal, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

 


Shtuar 14.07.2021 18:37