E FUNDIT/ Berisha nuk ndalet, mbledh demokratët në Durrës

Sali Berisha, ish-kryetar i PD dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, do të mbajë sot një takim në qytetin e Durrësit.

“Foltorja për PD” do të zhvendoset sot në orën 18:00 në qytetin bregdetar, ku Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që ta presin në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu.

Ky është takimi i katërt që mban Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.

 


Shtuar 29.09.2021 18:05