E FUNDIT/ Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër

Një aksident ka ndodhur para pak minutave në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në kilometrin e dytë të këtij aksi.

Sipas informacioneve të deritanishme, një mjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Deri më tani raportohet për 2 persona të lënduar, por nuk bëhet ende e ditur gjendja e tyre shëndetësore.

Momentalisht ata ndodhen në Spitalin e Lezhës nën kujdesin intensiv të mjekëve./albeu.com/


Shtuar 25.10.2021 19:18