Vajza e ministrit Niko Peleshi është bërë e njohur për mediat që në moshën 15 vjeçare dhe ka marrë gjithmonë vëmendjen, si për talentin në shkrim dhe për hijeshinë.
Së fundmi historia e dashurisë me aktorin Romeo Veshaj, e ka bërë Aleksian edhe më të komentuar dhe të pranishme në mediat rozë.
Rrjedhimisht vajzës së ministrit I kanë shkuar në vesh edhe fjalë jo të mira, si së fundmi që është akuzuar për operiacione plastike.
Aleksia ka publikuar në InstaStory foto të 5 viteve më parë kur ishte 14 vjeç duke treguar se është e njëjta dhe nuk ka kryer asnjë ndërhyrje.
“14 vjeç. Se më kish ngel merak a ju ze gjumi natën ju syshqiponjat e operacioneve plastike”./albeu.com/