Dy muaj pa prekur fushën, mesfushori i Kombëtares lë pas dëmtimin

Amir Abrashi ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer në fushë me skuadrën e Bazelit. Mesfushori që shkoi te skuadra helvete për të zëvendësuar Taulant Xhakën, i cili kreu operacion dhe e humbi këtë sezon, u dëmtua në fund të janarit dhe vetëm dje është kthyer në fushë me ekipin zviceran.

Vaduz që ndodhet në zonën e rënies e mundi Bazelin duke i hequr mundësinë kësaj të fundit të kapë zonën europiane. Mesfushori i Kombëtares nisi titullar në këtë ndeshje dhe qëndroi në fushë për 60 minuta, kohë në të cilën ndeshja ishte e barabartë dhe Bazel kishte gjetur golin e barazimit. Në fund, miqtë shënuan sërish dhe dolën me 3 pikë.


Shtuar 6.04.2021 11:42