SONDAZHI/ PD siguron “kryeqendrën” e veriut, Tom Doshi surprizë të hidhur për Kryemadhin

Shkodra është padyshim qyteti ku PD nuk pranon dot humbje.

Ndaj kryeqendra e veriut pritet që të përfshihet në një garë të fortë në 25 prill.

Nga rezultatet e deritanishme në sondazhin e Albeu.com me pjesëmarrje rekord të qytetarëve, opozita e drejtuar nga Partia Demokratike mbron bastionin me diferencë të thellë, me rreth  52% të votave.

Kliko KËTU për të marrë pjesë në sondazhin e hapur nga Albeu.com.

Konkretisht nga votat e qytetarëve PD kryeson me 52.67%, e ndjekur nga PS me 38.17%, më pas vjen Tom Doshi me PSD-në me 6.11% duke zbritur LSI-në në vendin e katërt me 0.76%.

Albeu.com do të raportojë në mënyrë periodike mbi zhvillimet më të fundit nga sondazhi. /albeu.com/

 


Shtuar 6.04.2021 11:38