I veshur me fanellën e Feyenoord, Robin van Persie hodhi hapat e tij të parë në futboll në fillim të shekullit të 21-të, por gjithashtu përfundoi karrierën e tij në vitin 2019 pasi luajti dhe fitoi për Arsenalin, Manchester United dhe Fenerbahçe.
Sot, tre vjet pas lamtumirës së fundit me klubin e Roterdamit, një tjetër Van Persie është bërë zyrtarisht futbollist i Feyenoord. Ai është Shaqueel, djali i ish-kampionit holandez, i cili nënshkroi kontratën e parë si profesionist deri në qershor 2025./ h.ll/albeu.com
Please allow me to introduce myself:
? ???????? ??? ?????? (15)
⚽ #FeyenoordO16#VarkenoordView— Feyenoord Rotterdam (@Feyenoord) May 16, 2022