Drogë, para dhe poker! Aksion në Tiranë, bien në pranga 3 persona e sekuestrohen mbi 21 mijë euro

Në Tiranë po zhvillohen operacione intensive lidhur me organizimin e lojërave të paligjshme.

Këtë herë janë arrestuar 3 persona dhe janë proceduar edhe 14 të tjerë të cilët merrnin pjesë në organizimin e aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit.

Të lidhura

None found

Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit: A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Vijon operacioni “Fati i lojërave” .

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve.

Sekuestrohen 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Vihen në pranga 3 shtetas dhe proçedohen 14 të tjerë.

Në vijim të operacionit “Fati i Lojrave”, specialistët në Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në katin e dytë të një pallati, në një ambient ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit dhe konsumohej lëndë narkotike kanë organizuar punën duke ushtruar kontroll në këtë ambient.

Si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

•A. M., 45 vjeç; V. M., 40 vjeç dhe G. K., 45 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientin e marrë me qera nga shtetasi V. M., 40 vjeç dhe punonjës shtetasi A. M., 45 vjeç, shërbimet e Policisë konstatuan 14 shtetas duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme e organizimit të lojrave të fatit. Këta shtetas në përfundim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë.

Ndërsa shtetasit G. K., 45 vjeç (klient) gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Gjatë kontrollit të ambientit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21.900 € dhe 90.800 lekë të rinj, lëndë narkotike kokainë, dy tavolina pokeri, katër valixhe me çipsa dhe dy aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme proçeduriale.


Shtuar më 14.11.2021 10:44

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş