Drejtori i Policisë Rrugore Roven Zeka u ndalua nga SPAK, ja kush e zëvendëson (EMRI)

GJKKO ka lënë në burg shefin e Rrugores së Tiranës, Roven Zeka, i cili u arrestua për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv, i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Raportohet se përkohësisht në detyrën e tij, do të shërbejë Lorenc Shehu.

Sipas organit të akuzës, Zeka u arrestua pasi i ka marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë, më 16 prill së bashku me shefin e sektorit të Aksidenteve, Sokol Novakun


Shtuar 24.04.2025 11:25