Doli të hidhte mbeturinat, mjeti përplas të moshuarën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë, ku një e moshuar është përplasur nga një mjet tip “Ford”.

Mësohet se e moshuara po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat, teksa mjeti me targa AA 079 OC, ishte duke parakaluar rrugën dhe përplasi të moshuarën.

E moshuara ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për mjekim për të specializuar.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve që shkaktuan aksidentin.


Shtuar 10.05.2021 09:22