Barazimi me Sevillan, Asensio: Militao as nuk e pa topin, për shkak të asaj penalltie mund të humbim La Ligan

Sulmuesi i Real Madridit, Marco Asensio nuk mendon se ishte penallti, prekja me dorë e Eder Militaos.

 

Braziliani aksidentalisht preku topin me dorë dhe arbitri dhe penallti për Sevillan, të cilën e konkretizoi në gol Ivan Rakitic.

Pas ndeshjes, Asensio tha se asnjëri nga lojtarët nuk e kupton rregullën e prekjes së topit me dorë.

“Militao as nuk ishte duke e shikuar topin dhe arbitri dha penallti. Asnjë nga ne nuk e kupton rregullin e prekjes së topit me dorë”.

“Ky vendim i arbitrit mund të na kushtojë ligën”, tha ai.

Reali renditët në pozitën e dytë me 75 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid, derisa kanë mbetur edhe tri ndeshje të pazhvilluara.

Shtuar 10.05.2021 09:05