“Do zgjedhim lidership frymëzues”, Ilir Meta voton për kreun e ri të Partisë së Lirisë

Ilir Meta i është drejtuar kutive të votimit, ndërkohë që po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kreut të Partisë së Lirisë.

Kujtojmë se sot mbahet Konventa e parë e Partisë së Lirisë që nga reformimi i saj nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Meta është i vetmi person i regjistruar si kandidat për postin e kreut të PL, ndërsa më parë ai ka deklaruar se faktin që askush tjetër nuk ka dalë përballë tij, e sheh si besim ndaj lidershipit të tij.

“Ishte kënaqësi, një votim modern dhe jo aq i thjeshtë për të zgjedhur. Besoj se përmes këtyre zgjedhjeve po hedhim hap të rëndësishëm për të formësuar lidershipin e ri të PL për një Shqipëri që i përket të rinjve”, deklaroi Meta pas votimit.