Pas ditësh luftë për jetën në Itali, ka ndërruar jetë 19-vjeçarja Daniela Gjoka, e cila bashkë me familjen u plagos në biznesin e tyre familjar në Velipojë ku shpërtheu bombola e gazit.
Nga ky shpërthim u plagosën rëndë 4 pjestarë të familjes Gjoka ndërkohe ende po luftojnë për jetën, nëna e saj, motra dhe i vëllai.
Viktima, Daniela mësohet se do të martohej në muajin Gusht të këtij viti.
Alketa Gjoka së bashku me tre fëmijët e saj u dërguan në Itali për kurim më të specializuar, ndërkohë që gjendja për të gjitha ata mbetet kritike, pasi kanë djegie në pothuajse 80% të trupit të tyre.
Ngjarja e rëndë ndodhi si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi 5-litërshe në hotelin në pronësi të familjes Gjoka në zonën e Velipojës, teksa Alketa kishte tentuar të bënte kafen e mëngjesit, ndërsa fëmijët e saj ndodheshin ende në gjumë. /albeu.com/