Do qeshni me lot: Shikoni si i zhduket koka trajnerit skocez gjatë konferencës (VIDEO)

Eshtë thënë shumë herë që jetojmë në botën e teknologjisë madje pandemia ka vështirësuar shum gjëra siç janë daljet e trajnerëve në konferencë për shtyp që tani bëhen online.

Gjatë ritualit të zakonshëm nga trajneri i St. Mirren, Jim Goodwin i cili po fliste në Zoom për rifillimin e kampionatit skocez, atij iu zhduk papritur koka.

Ndërkohë që Goodwin vijonte të fliste, në pamjet online dukej vetëm trupi i tij dhe pas pak sekondash koka iu rikthye në vend sërish!

Problemi ishte për shkak të ndërhyrjeve në linjën e internetit por asgjë nuk shpëton në këto raste dhe lajmi për zhdukjen e kokës së trajnerit mori dhenë në rrjetet sociale.

 


Shtuar 2.04.2021 17:31