Dita nis me vranësira, a do të bjerë shi sot?

Sipas MeteoAlb: Moti në vendin tonë do të mbizoterohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme por pa mundur të sjellin reshje gjatë paradites.

Por pasditja sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në zona të izoluara të rajonit verior dhe verilindor të territorit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior- Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në territorin e kosovës. Parashikohet që këto kushte të motit të mbeten gjatë gjithë ditës.

Maqedonia e Veriut

Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta dominojnë kushtet e motit në MV gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të mbetet në ndikimin e motit të vranët.


Shtuar 15.04.2021 08:20