Dita e katërt e EURO 2024/ Tre sfidat e ditës së sotme, në fushë një nga pretendentet kryesore

Sot është dita e 4-të e Europianit, e cila do të ketë tre ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve.

Në orën 15:00, Rumania do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e parë të Grupit E.

Ndërsa dueli i dytë i grupit, do të luhet në orën 18:00 mes Belgjikës dhe Sllovakisë.

Sfida që do të mbyllë mbrëmjen, është mes Austrisë dhe Francës.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren për t’i marrë kreun Holandës, e cila dje mposhti Poloninë me shifrat 2-1.

Ndeshjet:

RUMANI-UKRAINË ORA 15:00

BELGJIKË-SLLOVAKI ORA 18:00

AUSTRI-FRANCË ORA 21:00


Shtuar 17.06.2024 09:46