Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, xhudistja Distria Krasniqi ka arritur në finale të Grand Slam Paris, pasi që në gjysmëfinale e ka mposhtur francezen, Amandine Buchard.
Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te finalja, Distria rundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen Marina Diez Castello, ndërkaq në çerekfinale e mposhti mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren.
Në gjysmëfinale, Distria e mposhti franceze, Amandine Buchard, kurse tani në finale do të përballet me hungareze, Reka Pupp.