Digjet makina në Velipojë, flakët përfshijnë dhe automjetin e parkuar afër

Një makinë është përfshirë nga flakët në Velipojë. Shkak për zjarrin mësohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Mësohet se makina tip “Volksëagen” është në pronësi të një 30 vjeçari nga Shkodra dhe është djegur në pjesën e përparme.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën numër 9. Nga përhapja e flakëve është djegur pjesërisht edhe një automjet tjetër që ishte parkuar përpara, në pronësi të një shtetasi tjetër.

 


Shtuar 18.08.2023 09:41