Dhunuan gjykatësin, jepet masa e sigurisë për 3 vëllezërit në Vlorë (VIDEO)

Gjykata e Vlorës ka njohur me masën e sigurisë tre vëllezërit në Vlorë ((Myslim, Fatosh dhe Elmaz Myslimi) që dhunuan pas senacës gjyqtarin Arqile Basho.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatosh Myslimin dhe “arrest shtëpie” për dy të tjerët, Elmaz dhe Myslim Myslimi.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në ambientet e brendshme të Gjykatës së Vlorës, ku tre vëllezërit dhunuan gjyqtarin pas vendimit që ai mori në lidhje me një pronë./albeu.com