Ministri i Brendshën, Taulant Balla ka folur në lidhje me ngjarjen tragjike të regjistruar në Shkodër ku nëna me tre fëmijët e saj janë hehdur në lumin Buna duke u vetëmbytyr. Balla i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan është shprehur se skenari i ngritur në fillim për këtë ngjarje po konfirmohen dhe se nëna është vetë mbytur.
Ministri gjatë fjalës së tij bëri thirrje që gratë dhe vajzat të denoncojnë raste ndërsa shtoi se policisë i është paraqitur një protokoll i ri i cili tregon se si duhet vepruar që nga marrja e një denoncimi për dhunë.
Balla më tej shtoi se nga vëzhgimet e tij të kryera në terren ditën e sotme në lidhje me gjetjen gjallë të nënës dhe djalin 3-vjeçar po zbehen dhe se shpresa është pothuajse 0 për një skenar tjetër.
“Në vitin 2023, 4700 raste janë ndaluar nga policia dhe prokuroria. Duhet të kuptojmë dhe të nxisim viktimat të denoncojnë rastet. Mezi pres që qytetarët të raportojne rastet ku policia nuk zbaton kete protokoll te ri me qasje te re dhe mbështetjes qe duhet ti jepet cdo gruaje dhe vajze. Gjeja qe une mendoj duhet bere me mire është që policia ka një protokoll që nga momenti që viktima njofton rastin deri në hapat e tjera me strezat sociale. Eshtë e rëndësishme të merren masat e para.
Nuk ka nevoje per nje shans të dytë se rezulton fatal. Ka rezultuar në shume raste, policia e ka të qartë detyrën. Policia e shtetit duhet marre me seriozitet rastet dhe për trajtimin sikur te jete motra ose nene e tyre qe e denoncon dhunen. Vetëm keshtu mund te japim besim se pertej denoncimit e pret nje jete me e mire. Duhet te vetendërgjegjësohemi. Raste të tilla dhe të tjera ti njoftojme një moment e më parë.
Unë jam informuar qe prej dje në mengjes herët nga drejtori vendor i Shkodres i cili me ka prezantuar pak a shume të njejtin skenar me ate qe jane ngritur hetimet. Të jem i sinqertë kam pasur një shpresë në një variant tjetër se fati nënës dhe femijes te mos ishte tragjike. Nga ajo qe kam kuptuar ne terren se bashku me djemte e Reneas shpresa eshte pothuajse 0 per nje skenar tjeter,” tha Balla.