DETAJET/ U qëlluan me breshëri mbrëmë, çiftit në Kamzë 3 vite më parë u kishin vendosur tritol në shtëpi

Mbrëmjen e djeshme në Kamzë iu bë atentat çiftit Paluca, ku një burrë, identiteti i të cilit ende nuk dihet qëlloi me armë zjarri, breshëri ndaj tyre.

Kjo nuk është hera e parë që çiftit Paluca iu është bërë atentat. 3 vjet më parë, një sasi tritoli është vendosur në banesën e çifti në Kamëz.

Ndërsa hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj çiftit mbrëmjen e djeshme janë drejtuar në të shkuarën e 50-vjeçarit dhe të konflikteve të vjetra që mund te ketë pasur.

Deri më tani, nga të dhënat e mbledhura, dyshohet se një shtetas ka qëlluar në drejtim të tyre dhe më pas është larguar nëpër rrugica.Ngjarja shumë pranë banesës së çiftit Paluca, të cilët ishin duke u kthyer, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ky shtetas, ende i paidentifikuar, të jetë ndihmuar nga një persona tjetër.


Shtuar 8.08.2021 13:33