Një aksident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur “Misto Mame” ku ka mbetur e vdekur një zonjë.
Burimet bëjnë me dije se viktima, këmbësore, është përplasur nga dy makina në ecje ku si pasojë ka mbetur e vdekur një 50 vjeçare, ende e paidentifikuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/