DETAJE/ Qytetari dëgjoi të qarat në bodrum dhe lajmëroi policinë, foshnja e sapolindur u gjet e mbështjellë me batanije

Një foshnjë e sapolindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Mësohet se denoncimi është bërë nga një qytetar i cili ka dëgjuar të qarat e foshnjës në bodrum.

Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe policia dhe foshnja, e cila u gjet e mbështjellë me disa batanije, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se tani fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për të mësuar se kur është braktisur fëmija dhe kush janë prindërit./albeu.com


Shtuar 8.11.2023 13:50