Foshnja i braktisur erdhi në jetë në divanin e bodrumit, kamerat fiksuan nënën (VIDEO)

Kanë dalë detaje të reja të ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një foshnjë e sapolindur u gjet e braktisur në një gazrazh makinash në një pallt në Yzberisht.

Pas denoncimit të bërë nga një qytetar pasi dëgjoi të qara fëmijësh, policia ushtri kontroll në garazhin e një pallati ku gjeti të mbështjellë në batanije një foshnje të sapolindur e cila u dërgua menjëherë në spital.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e foshnjës është përkeqësuar gjatë orëve të mbrëmjes, dhe se fëmija ëhstë futur në intibum.

Të njëjat burime konfirmojnë se nga kqyrja paraprake e kamerave dyshohet se foshnja ëhstë lindur brenda në garazh në të njëjtin divan ku u gjet e mbëhstjellë me batanije.

Kamera e sigurisë nga jashtë kanë kapur edhe gruan që dyshohet por pamjet nuk janë të qarta. Megjithatë të njëtat burime zbulojnë se janë pranë gjetjes së nënës që e braktisi.


Shtuar 8.11.2023 18:49