E rëndë në Tiranë, foshnja e sapolindur gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ditën e sotme.

Policia bën me dije se në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 8.11.2023 12:47